UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS
DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS
DREAMSPARK
PRODUKTET MICROSOFT
PËR EDUKIM DHE KËRKIM

Identifikohu në ELMS
Informacion mbi programin Microsoft DreamSpark

DreamSpark është një program i ofruar nga kompania Microsoft i cili mbështet institucionet akademike duke mundësuar akses në aplikacionet Microsoft për qëllime edukimi dhe kërkimi.

DreamSpark ju mundëson studentëve akses në mjetet zhvilluese pa asnjë kosto me qëllim përparimin e tyre në fushën e teknologjisë dhe përdorimin e software-ve për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

DreamSpark ndihmon stafin akademik në përdorimin e teknologjive më të fundit në mësimdhënie dhe zhvillimin e eksperimenteve në fushat kërkimore. DreamSpark i mundëson stafit akademik burimet e nevojshme duke siguruar që studentët gjithmonë të kenë akses në teknologjitë më të fundit në mënyrë që ata të ndihen gjithmonë edhe më të motivuar.

më tepër informacion


Produktet e ofruara

Programi ofrohet ndërmjet 2 (dy) nivelesh abonimi: Standard dhe Premium. Produktet e ofruara nëpërmjet paketës Premium përfshijnë kategoritë:
  • Sisteme operimi
  • Mjete zhvilluese
  • Aplikacione
  • Baza të dhënash
Në tërësi kategoritë e mësipërme ofrojnë 197 liçenca.
për një listë më të detajuar të produkteve


Rregjistrimi në programin DreamSpark

Çdo student, pjesë e departamentit të Informatikës do njoftohet me anë të një email në adresën @fshnstudent.info mbi krijimin e llogarisë dhe hapat që duhet të ndjekë për përfundimin me sukses të proçesit të rregjistrimit.

Pas përfundimit të proçesit të rregjistrimit i cili konsiston në vendosjen e një fjalëkalimi, studenti sërisht do njoftohet me anë të një email konfirmimi. Kohëzgjatja e përdorimit të programit është 1 vit.

Për çdo paqartësi ose problem gjatë proçesit të rregjistrimit kontaktoni në adresën support@fshn.edu.al.


Shkarkimi i produkteve

Shkarkimi i produkteve realizohet nëpërmjet ELMS (Electronic License Management System), një aplikacion i bazuar në web i cili aksesohet në adresën ELMS.


Kufizimet e programit

Studentët nuk janë të kufizuar në përdorimin e software-it për qëllime mësimore dhe kërkimore. Software-i nuk duhet të përdoret për qëllime komerciale. Përjashtim bëjnë rastet e zhvillimit të lojrave dhe aplikacioneve nëpërmjet Windows Phone dhe paketës "Windows 8 Developer Kits".
më tepër detaje